Nisin bisedimet për rinovimin e kontratës, Pique do të ketë një klauzolë më të madhe se aktualja 200 milionë euro

  • 19 November 2017 - 11:32
Nisin bisedimet për rinovimin e kontratës, Pique do të ketë një klauzolë më të madhe se aktualja 200 milionë euro

Barcelona dhe Gerard Pique kanë filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Mbrojtësi spanjoll ka kontratë me gjigantin katalunas deri në qershor të vitit 2019, por marrëveshja pritet të zgjatet edhe më shumë.

Pique gjithnjë ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën në ‘Camp Nou’, dhe duket se këtë dëshirë të madhe Barcelona do t’ia plotësojë.

E përditshmja katalunase ‘El Mundo Deportivo’, ka shkruar se mbrojtësi shtatgjatë është i gatshëm për rinovimin e kontratës.

Barcelona pritet t’i ofrojë kontratë të re Piques e cila do të skadojë në qershori të vitit 2022.

Me kontratën e re, Pique do të ketë edhe një klauzolë ndryshe nga kjo e tanishmja që është 200 milionë euro.

Klauzola e 30-vjeçarit pritet të rritet për 100 milionë euro dhe do të jetë ndër më të mëdhatë te Barcelona.

Pique iu bashkua Barcelonës nga Manchester Untied në vitin 2008 për vetëm pesë milionë euro.

Kujtojmë që 30-vjeçari është prodhim i akademisë së klubit katalunas ‘La Masia’.

(Kosova Sot)