Gabimi 8 milionësh i Realit

  • 19 November 2017 - 13:19
Gabimi 8 milionësh i Realit

Zidane është para një udhëkryqi dhe mund edhe të shkarkohet nga Real Madridi.

Kulmi ishte barazimi 0:0 me Atletico Madridin pasi tani Real Madridi ka mbetur 10 pikë prapa Barcelonës dhe titulli duket i pamundur.

Për ecurinë negative të Realit është duke u kritikuar Zinedine Zidane pasi vendosi të largojë dy sulmues gjatë verës, Alvaro Morata (80 milionë euro) dhe Mariano (8 milionë) dhe nuk transferoi asnjë, e riktheu në skuadër vetëm të riun, Borja Mayoral.

Gjithashtu largoi edhe James Rodriguez dhe tashmë problemi kryesor në skuadrën e Zidane është sulmi.

Besoni apo jo, Bale, Ronaldo dhe Benzema, që të tre së bashku kanë shënuar vetëm katër gola në Ligë, ndërsa i vetëm Mariano ka realizuar nëntë gola në Lyon, kurse Alvaro Morata tetë në Premierligë.

Goal shkruan se ishte Zidane ai që e largoi Marianon që në këto momente do t’i kishte kryer shumë punë sulmit, qoftë edhe si zëvendësues, pasi francezi nuk beson te Mayoral të cilin nuk e inkuadroi kundër Atleticos. 

 (Kosova  Sot)