Enrique refuzon Chelsean, pret Arsenalin

  • 19 November 2017 - 13:22
Enrique refuzon Chelsean, pret Arsenalin

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thuhet se ka refuzuar stolin e Chelseat dhe po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të Arsene Wengerit në Arsenal.

Dy nga skuadrat e mëdha londineze janë duke menduar të ndryshojnë trajnerët e tyre.

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea nuk janë të kënaqur me punën e Antonio Contes këtë sezon dhe thuhet se edhe futbollistë kanë dal kundër metodave të tij të stërvitjeve.

Ndërsa, skuadra tjetër, Arsenali ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit dhe këtë sezon po ashtu rrezikojnë kualifikimin.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Enrique është afruar për marrjen e postit nga Wenger te Topçinjtë.

Enrique la Barcelonën në fund të sezonit të kaluar pas tre vjetësh në Camp Nou – dhe ai tashmë ka hedhur poshtë mundësinë për të menaxhuar Chelsean.

Në vend të kësaj, ai është i gatshëm të pushojë edhe pak dhe të presë për ditën kur Wenger më në fund ta lë Arsenalin.

Edhe gazeta tjetër spanjolle Sport raporton se Enrique po përgatitet të kthehet në menaxhim në sezonin e ardhshëm dhe tashmë po dëgjon oferta nga klube të ndryshme. 

 (Kosova Sot)