Man Unitedi i gatshëm të blejë CR7 nëse Mourinho e dëshiron

  • 19 November 2017 - 13:55
Man Unitedi i gatshëm të blejë CR7 nëse Mourinho e dëshiron

Krerët e Manchester Unitedit janë të gatshëm të lëvizin për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nëse Jose Mourinho dëshiron një ribashkim me sulmuesin portugez.

Burimet spanjolle sugjerojnë se Ronaldo po kërkon nga Reali ta shesë atë në fund të sezonit pas refuzimit të ofertës së re të kontratës.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Unitedi dëshiron që Mourinho të jetë pjesë e një strategjie afatgjatë pas katër viteve të turbullta të klubit pas largimit të Sir Alex Fergusonit.

Ata kanë përfunduar në vendin e shtatë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë në Ligën Premier në këto katër sezonet pa trajnerin skocez.

Klubi është i lumtur që ndjek planet e tij të transferimeve me lojtarët që “Special One” ka në preferencë.

Lojtarët që Mourinho i dëshiron janë mesfushori i Valencias, Carlos Soler, anësorin suedez, Forsberg, francezi Antoine Griezmann dhe ylli tjetër i Realit, Gareth Bale.

Ronaldo, 32 vjeç, konsiderohet si një transferim i pamundur për shkak të moshës së tij, por asgjë nuk është definitive.

Kjo lëvizje do të varet edhe nga Real Madridi për të qenë i gatshëm të pranojë ndonjë zbritje të çmimit për transferimin e tij. 

 (Kosova Sot)