Zyrtare: Ramos e ka thyer hundën, nuk do të operohet

  • 19 November 2017 - 14:28
Zyrtare: Ramos e ka thyer hundën, nuk do të operohet

Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Ramos e ka thyer hundën.

Kapiteni i Real Madridit,  Sergio Ramos, do të mungojë për një kohë pasi ka thyer hundën në derbin e Madridit kundër Atleticos në duel me Lucas Hernandez.

Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll dhe Ramos tani do të humbasë fillimisht sfidën në Champions me Apoelin e më pas edhe në La Liga me Malagan.

Në Spanjë raportojnë se mbrojtësi nuk ka nevojë të operohet dhe se do të luajë me maskë.


(Kosova Sot)