​Rally, Ogier kampion bote, Neuville nënkampion

  • 19 November 2017 - 17:34
​Rally, Ogier kampion bote, Neuville nënkampion

Botërori i Rallyt për vitin 2017 është mbyllur me suksesin e Thierry Neuville, i cili i jep fund sezonit me triumfin e tij në Australi

Një fitore që përkon më të katërtin sukses për këtë vit, edhe pse në kampionat për të u rezervua vetëm vendi i dytë.

Në krye qëndron Ogier, i cili garën Down Under e mbylli në vendin e katërt. Në podium së bashku me belgun e Hyundait u ngjit dhe estonezi Ott Tanak.

Ndërkohë për zelandezin Paddon u rezervua vendi i tretë. Fundi i hidhur për Latvalan, i cili dukej se do ta mbyllte garën në vendin e dytë, por nuk ndodhi kështu, pasi u përplas me Toyotën në xhiron e fundit. Moment ky që e detyroi atë të tërhiqej nga gara.

(Kosova Sot)