Antalyaspor shfaq interesim për Antonellin

  • 20 November 2017 - 13:53
Antalyaspor shfaq interesim për Antonellin

Tregu i transferimeve e janarit pritet të sjellë largime në shtëpinë e Milanit.

I pari që mund t’u japë lamtumirën kuqezinjve është Luca Antonelli, i cili nuk po gjen hapësirat e dëshiruara në drejtimin e trajnerit Vincenzo Montella.

Mbrojtësi ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe po vlerëson ofertat në drejtim të tij. Për 30-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Antalyaspor, që drejtohet nga Leonardo, por mbrojtësi preferon të qëndrojë në Itali.

Luca Antonelli është bërë pjesë e Milanit në verë të 2015-ës dhe që nga ajo kohë është aktivizuar në 47 ndeshje me kuqezinjtë në Serinë A, duke shënuar katër gola.

Italiani ka luajtur vetëm 38 minuta këtë sezon dhe nuk është aspak i kënaqur.

Çmimi i mbrojtësit është pesë milionë euro. 

 (Kosova Sot)