Wenger: City është nga një tjetër planet

  • 20 November 2017 - 15:08
Wenger: City është nga një tjetër planet

Arsene Wenger e ka pranuar se Manchester City për momentin me pikët që ka është nga një tjetër planet

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar Manchester Cityn, skuadër e cila në 12 ndeshjet e para ka shënuar 11 fitore dhe ka marrë një barazim.

Ai tha se me këto rezultate City është nga një tjetër planet.

“Manchester City është nga një tjetër planet me rezultate”, tha Wenger gjatë konferencës për media.

“Kjo është arsyeja pse dy javë më parë isha shumë i zemëruar, sepse ata nuk kishin nevojë për ndihmë”. 

(Kosova Sot)