Skënderbeu ofertë vëllait të mbrojtësit të Chelseat

  • 30 July 2015 - 08:51
Skënderbeu ofertë vëllait të mbrojtësit të Chelseat

Skënderbeu po lëviz fuqishëm në merkato madje duke parë që kalimi në grupe në njërën prej garave të kupave të Europës është thuajse një mision i kryer, Skënderbeu po nis që tani të hedhë grepat për përforcime me futbollistë të cilësisë së lartë.

Kështu siç raporton edhe “Panorama Sport”, kampionët e Shqipërisë i kanë bërë ofertë ekipit francez Sochaux për qendërmbrojtësin 21 vjeçar Lionel Zouma.

Zouma ka luajtur edhe për Kombëtaren e Francës U-19. Ai ka edhe një vëlla më të vogël, Kurt që luan për Chelsea.