Unitedi ia ofron katër superlojtarë Mourinhos për të qëndruar në Old Trafford

  • 20 November 2017 - 15:31
Unitedi ia ofron katër superlojtarë Mourinhos për të qëndruar në Old Trafford

Jose Mourinho mund të largohet në fund të këtij sezoni për të marrë drejtimin e PSG-së

Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të kënaqur me punën e Jose Mourinhos dhe nuk duan largimin e tij në fund të këtij sezoni.

Ata madje i kanë ofruar atij katër lojtarë, në mënyrë që ai të ketë skuadrën e nevojshme për të triumfuar në Old Trafford.

Sipas Daily Mail, Unitedi i ka ofruar portugezit Antonie Griezmann, Gareth Bale, Emili Frosberg dhe Carlos Soler.

Portugezi po kërkohet me ngulm nga PSG, skuadër e cila e sheh si zëvendësues të Unai Emery. 

(Kosova Sot)