Golashënuesit më të mirë në Evropë, prijnë Cavani dhe Immobile

  • 20 November 2017 - 15:41
Golashënuesit më të mirë në Evropë, prijnë Cavani dhe Immobile

Gara për Këpucën e Artë këtë sezon është shumë interesante, sepse shumë sulmues janë duke shënuar gola

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani dhe ai i Lazios, Ciro Immobile janë dy golashënuesit më të mirë në Evropë me nga 15 gola dhe 30 pikë.

Pas tyre renditen, Sapinnen i Flora Tallinn dhe Prosa i FCI Tallinn me nga 27 gola, por që kanë vlerë vetëm 27 pikë.

Falcao dhe Lewandowski kanë nga 13 gola, ndërsa pas tyre renditet Leo Messi me 12 gola, në më shumë se sa Mauro Icardi dhe Paulo Dybala.

(Kosova Sot)