Maradona: Futbolli ishte duke pritur Ibrahimovicin

  • 20 November 2017 - 16:27
Maradona: Futbolli ishte duke pritur Ibrahimovicin

Maradona është i lumtur me kthimin e Zlatan Ibrahimovicit.

Zlatan Ibrahimovic u kthye në aksion me Manchester Unitedin në vikendin që lamë pas dhe për këtë më i lumtur është Diego Maradona.

Suedezi ka munguar që nga prilli i këtij viti për shkak të lëndimit të ligamenteve.

“I lumtur, sepse u kthye Zlatan Ibrahimovic!!! Futbolli po të priste”, ka shkruar Maradona në rrjetet sociale.

 (Kosova Sot)