Carragher: Delle Alli apo Mesut Ozil

  • 21 November 2017 - 10:58
Carragher: Delle Alli apo Mesut Ozil

Legjenda e klubit të Liverpool, Jamie Carragher, tash analist sporti ka dhënë fjalën e tij për derbit e nxehtë të vikendit që shkoj, atë mes Arsenalit dhe Tottenhamit, transmeton Kosova Sot Online.

Carragher është prej analistëve të cilët e kanë kritikuar mjaft shumë Mesut Ozilin për performancat e tij, sidomos në përballjet e mëdhaja. Mirëpo, Carragher kësaj rradhe ka fjalë të mira për Ozilin, ndërkohë që “viktima” e kritikave të tij kësaj rradhe është Delle Alli.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit beson se Delle Alli pati një performancë mjaft të varfër duke mos e dëshmuar veten si njëri prej lojtarëv më të mirë në Angli dhe më gjerë.

“ Nëse Mesut Ozil do të luante si Delle Alli atë ditë, tani do ta masakronim atë me kritika,” tha ai.

“Ne akoma e mendojmë Tottenhamin si një klub të ri, nuk ka fans më të madh se unë, më pëlqen stili i tyre i lojës, menaxheri, lojtarët, por ne akoma nuk i trajtojmë ata sikur lojtarë të madh.”

Carrager beson që përkundër që Tottenham vitin e kaluar ndërpreu rekordin negativ të përffundimit në tabelë nën Arsenalin për 22 sezone beson që ata nuk mund të konsiderohen klub më i madh se rivali i tyre nga Londra e Veriut, Arsenal.

“ Ata duhet të dalin mbi Arsenalin 5 apo sezona që të mund t’i trajtojmë ata më të mirë se rivali i tyre. Mendoj se një lojtar i madh i huaj do ta zgjedhte Arsenalin para tyre. Derisa ne të mos fillojmë t’i trajtojmë si Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin, ata akoma nuk mund të konsiderohen ekip i madh.” përfundoi Carragher.

(Kosova Sot)