Pas spekulimeve, Griezmann flet për të ardhmen

  • 21 November 2017 - 11:18
Pas spekulimeve, Griezmann flet për të ardhmen

Antoine Griezmann ka thënë se është i lumtur se ka qëndruar në Atletico Madrid, përkundër formës së dobët këtë sezon.

Ylli francez i Atleticos ka insistuar se nuk pendohet për vendimin që mori për të qëndruar në skuadrën e La Ligës, si dhe ka hedhur poshtë mundësinë për t’u larguar në janar,.

Griezmann u lidh ngushtë më një kalim te Manchester United gjatë afatit kalimtar veror, por mbeti në Atletico për shkak të suspendimit që UEFA ia shqiptoi klubit spanjoll për transferimin e lojtarëve.

“Nuk pendohem se kam qëndruar. Ishte zgjidhja ime”, ka thënë 26-vjeçari për Telefoot.

“Jam i lumtur me zgjidhjen time, edhe nëse kam shtatë lojë ka shënuar. Do të rikthehem”.

Griezmann ka shënuar vetëm tri gola në 14 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, dhe po ashtu është lidhur me një kalim te Barcelona, e cila po fluturon në vendin e parë në La Liga. 

(Kosova Sot)