Nuk ia dha topin kundërshtarit, djaloshi bëhet hero dhe ftohet për ta ngritur titullin në qiell (Video/Foto)

  • 21 November 2017 - 14:05
Nuk ia dha topin kundërshtarit, djaloshi bëhet hero dhe ftohet për ta ngritur titullin në qiell (Video/Foto)

Skuadra e Sydneyt është shpallur kampion në Kupën “FFA” të Australisë.

Ndeshja e rregullt mes Sydneyt dhe Aldelaide United përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.

Por, gjatë vazhdimeve ekipi i Sydneyt shënoi gol në minutën e 111-të me anë të Bobo-s për rezultatin 2 me 1.

Vetëm katër minuta pas golit të shënuar, topi bije në duart e “BallBoy” i cili mundohet ta vonoj lojën, por reagimi i kundërshtarëve ishte i keq – ata rrëzuan djaloshin vetëm që t’ia marrin topin.

Kjo situatë solli reagime të ndryshme, madje kishte edhe goditje mes lojtarëve. I, vetmi lojtar që u ndëshkua me të kuq pas këtij incidenti ishte Marrone.

Në shenj respekti për këtë ndodhi, klubi i Sydneyt mori me vete djaloshin për ta ngritur trofeun në qiell.

(Kosova Sot)