Komisioni Disiplinor shqipton dënimet për klubet kosovare

  • 21 November 2017 - 14:33
Komisioni Disiplinor shqipton dënimet për klubet kosovare

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.11.2017 – ditë e martë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e inicuara  nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 17-18.11.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e  zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullorës  Disiplinore  sjelli këto;

 

 V E N D I M E

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për paraqitje të sjelljeve josportive  nga ana e tifozerisë së klubit të tyre  (fyerje, sharje në kor nga ana e  tifozerisë  vendase  drejtuar kreut të FFK-së, z Fadil Vokrri)  në ndeshjen e javës së ; XV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë me datë 17.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.

 

KF “DRITA“ nga Gjilani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime në organizim (  hudhje e gurëve nga ana e tifozerisë vendase në drejtim të  tifozerisë mysafirë “Arpagjiket” nga Prizreni  dhe anasjelltas, ku edhe pati tentime për qerim hesapesh, ku pas përfundimit të takimit iu janë thyar xhmat e autobusit mysafir ) në ndeshjen e javës së ; XV-të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – LIRIA e zhvilluar në sdadiumin  “ Selami  Osmani – Bezi “ në  Gjilan e zhvilluar me datë 18.11.2017 ( raportet e përsonave  zyrtar nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan ).

DENOHET

Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE E  FUNDIT, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1

 

RRONI  GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga  Prizreni me numër të ID kartelës  ; ID000181M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq (shtyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – LIRIA e zhvilluar me datë 18.11.2017 në stadiumin “ Selami Osmani – Bezi “ në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata  përsonale e lojtarit të përjashtuar )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

 

AMIR  GOVORI ; lojtari  i  klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës  002027M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 1 ( portier ) , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë  si lojtarë fundor jashtë ; zones  së 16-es )  në ndeshjën e javës së XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  2 KORRIKU – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

 

MENSUR  DURAKU : lojtar i klubit  të futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të ID kartelës  002349M82 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  8 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( për fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – ONIX BANJA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë  me datë 18.11.2017 ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )

DENOHET

Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1.

 

ENIS  MIRANAJ ; lojtar i klubit  të futbollit “ONIX  BANJA“ nga Banja e Istogut, me numër të ID kartelës  000376M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  10, në procedurë të inicuar nga ana e komisionit  të garave  për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive  ndaj lojtarit kundërshtar)  në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë 18.11.2017 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 3 (tre) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Fitbollit të Kosovës datë 21.11.2017, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon zbatimin e vendimit.

Prishtinë, datë , 21.11.2017

Kryetari,  Dukagjin  Zefi

(Kosova Sot)