Zyrtare: Skuadra italiane e shkarkon trajnerin

  • 21 November 2017 - 14:36
Zyrtare: Skuadra italiane e shkarkon trajnerin

Udinese ka njoftuar se trajneri Luigi Del Neri është shkarkuar nga posti, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë Massimo Oddo.

Pas humbjes ndaj Cagliarit në fundjavë, spekulimet filluan të rriten se trajneri mund të shkarkohet dhe pikërisht kjo gjë është konfirmuar sot nga vetë kulbi, transmeton Express.

“Udinese mund të konfirmojë se trajneri i ekipit të parë, Luigi Del Neri dhe ndihmësi i tij, Giuseppe Ferazzoli, janë liruar nga obligimet e tyre në klub”, thuhet në një komunikatë të klubit.

(Kosova Sot)