Tjetër problem për Tavecchion, akuzohet për ngacmim seksual

  • 21 November 2017 - 17:54
Tjetër problem për Tavecchion, akuzohet për ngacmim seksual

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchion është duke u akuzuar për ngacmim seksual.

Telashet për Carlo Tavecchion ende nuk kanë të përfunduar, sepse ai tashmë duhet të përballet me një akuzë edhe më të rëndë, atë të ngacmimeve seksuale.

Një prej drejtueseve sportive të këtij institucioni ka deklaruar se ka pasur dhunë morale dhe psikologjike nga ana e ish-kreut të qeverisë së futbollit italian, e tashmë e ka këshilluar avokatin e saj që të bëjë denoncimin në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas kësaj punonjëseje të Federatës, episodi ka ndodhur në zyrën e Tavecchios, ku ajo kishte shkuar për të diskutuar për çështje pune.

Punonjësja deklaron se ngacmimet seksuale të Tavecchios janë përsëritur dhe se ajo ka në zotërim disa video që e vertëtojnë këtë. 

 (Kosova Sot)