Botërori 2018, ëndërr që mund të bëhet realitet për Lapadulan

  • 21 November 2017 - 19:31
Botërori 2018, ëndërr që mund të bëhet realitet për Lapadulan

Italia mbeti jashtë Botërorit të Rusisë, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, por Lapadula ndoshta mund të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në futboll. Një skenar i konsideruar i pabesueshëm, por që mund të bëhet realitet.

Trajneri i Perusë, Ricardo Gareca nuk e ka përjashtuar mundësinë e të grumbulluarit në muajin qershor të ish-sulmuesit të Milanit, aktualisht te Genoa, i cili e kishte refuzuar më parë thirrjen e kombëtares amerikano-latine në vitin 2016, pasi shpresonte që të luante me Italinë. Me “axurrët”, ndërkohë, ai ka zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore.

“Porta është e hapur për të gjithë, mjafton dëshira e lojtarëve”, ka thënë trajneri peruan për “Il Secolo XIX”.

Për Lapadulan, i cili ka shënuar një trigolësh ndaj San Marinos me fanellën e Italisë, hapet kështu një dritare e re për të qenë pjesëmarrës në Botërorin rus me Perunë.

Peruja siguroi biletën për në “Rusi 2018” pas fitores në ndeshjen “play off” me Zelandën e Re.

(Kosova Sot)