Zidane merr lajm fantastik

  • 22 November 2017 - 11:15
Zidane merr lajm fantastik

Zinedine Zidane shumë shpejt do të jetë në gjendje të llogarisë në tërë skuadrën pasi lojtarët e lënduar do të kthehen në stërvitje këtë të enjte.

Pas fitores shkatërruese prej 6-0 të Real Madridit ndaj APOEL Nicosias në Ligë të Kampionëve të martën mbrëma, Zinedine Zidane konfirmoi se pret që Gareth Bale, Keylor Navas dhe Mateo Kovacic të kthehen në stërvitje të enjten.

Bale mungon që prej shatorit pas një lëndimi në puplin e këmbës, i cili u përcoll nga një tërheqje muskulore në tentim e tij për t’u rikthyer javë më parë.

Navas mungoi për një kohë të gjatë, po ashtu, pasi u lëndua me kombëtare.

Mateo Kovacic, i cili ka munguar më së gjati nga të tret, ka qenë jashtë fushave të blerta që prej shtatorit pas lëndimit të kupës së gjurit.

(Kosova Sot)