Interi hasë në konkurrencë për Pastoren

  • 22 November 2017 - 12:04
Interi hasë në konkurrencë për Pastoren

Interi mund të mbetet pa e transferuar Javier Pastore në janar, pasi Sevilla janë shumë më të interesuar për mesfushorin e Paris Saint-Germain.

Sipas TalkSPORT, Sevilla është e gatshme të paguajë 20 milionë euro për lojtarin e PSG-së.

Interi ka qenë i lidhur me lojtarin e Palermos, me agjentin që kishte filluar bisedimet me Nerazzurrët për këtë lëvizje.

Lojtari do të donte të luante në një klub spanjoll, duke ia shtuar edhe mundësinë që luante në Ligën e Kampionëve.

Pastore që aktualisht është 28 vjeç, ka humbur edhe fanellën me numrin 10-të prej ardhjes së Neymar.

Ai ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon për PSG-në.

Interi edhe ashtu ka krijuar një skuadër të fortë dhe po i ecën mirë, një yll më shumë mund t’i prish balancat në klub. 

(Kosova Sot)