Argjentina anulon miqësoren me Italinë?

  • 22 November 2017 - 13:49
Argjentina anulon miqësoren me Italinë?

Kombëtarja e Argjentinës thuhet se ka anuluar miqësoren me Italinë për shkak se kjo e fundit dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës.

Sipas “ItaSportPress”, Shoqata e Futbollit Argjentinas u shkroi homologëve të tyre italian se nuk do të ketë miqësore me ta për shkak të eliminimit nga Suedia.

Sipas italianëve këto janë pasojat e para të mos kualifikimit në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Miqësorja mes Argjentinës dhe Italisë ishte e paraparë të zhvillohej më 23 mars të vitit 2018.

(Kosova Sot)