Cana: Nuk kam synime për t’u bërë kreu i FSHF-së apo ndonjë institucioni sportiv

  • 22 November 2017 - 15:10
Cana: Nuk kam synime për t’u bërë kreu i FSHF-së apo ndonjë institucioni sportiv

Ditën e sotme në ambientet e një hoteli në Tiranë u zhvillua një tryezë bashkëbisedimi me prindër dhe trajnerë, ku në fokus ishte futbolli i fëmijëve si dhe perspektivat e zhvillimit në Shqipëri.

Veç të tjerëve në tryezën e bashkëbisedimit ka qenë dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana. I pyetur nga “Panorama Sport” Cana ka komentuar rreth ndryshimeve të nevojshme në futboll. Gjithashtu ish-kapiteni bëri një komente edhe rreth deklaratës së Igli Tares në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Federatën Shqiptare të Futbollit.

A është projekti me fëmijët pikënisja e Canës pas futbollit të luajtur?

Dëshira e madhe për të kontribuar për vendin ku jetojnë shqiptarët në përgjithësi më ka shtyrë që të përfshihem në projektet me fëmijët. Për të dhënë provojnë, si dhe ndikimin pozitiv të sportit në shoqëri. Fondacioni është një pjesë që do më shoqërojë gjatë gjithë kohës në bashkëpunim me Federatën, dhe institucione të tjera  për të mbështetur programe. E ndjej si detyrë për ti realizuar këto projekte për të mirë të vendit dhe fëmijëve.

Për përmendjen e emrit nga Rudi Vata si kandidat i mundshëm për president i FSHF-së…

“Unë jam në një moment të jetës, që kam shumë pak që jam larguar nga futbolli i luajtur dhe më duhet një kohë personale për të pushuar dhe për t’u përgatitur për karrierën që më pret. Nuk kam synime sidomos afatshkurte për t’u bërë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit apo ndonjë institucion sportiv.

Por kjo nuk do të thotë të mos angazhohem për të realizuar qëllimet e këtyre institucioneve. Kam më tepër ambicie jashtë vendit. Nuk i njoh mjaftueshëm njerëzit e sportit në vend, por ia u di nevojën. Unë e kam që nuk do merrem me politikë, por në sport nuk kam pse t’ia mbyll derën vetes. Pas disa vitesh ndoshta kur të kem pak më shumë njohje të realitet dhe mund të ndodhë që të kandidoj për postin e drejtuesit të FSHF-së.”

Për komentin e Tares që futbolli shqiptar duhet të dalë nga bastet

“Në Shqipëri ballafaqohesh me shumë probleme. Ballafaqohesh me një dashuri të madhe për sportin. Ka shumë pengesa në pjesën e infrastrukturës. Nga ana tjetër shoh njerëz që shohin shumë futboll që ty të bëjnë të ndihesh një lloj ngrohtësi. Në vendin tonë, çdo dy metra ke një bastore. Kjo të jep një ndjenj të keq. Jemi shoqëruar në një shoqëri që e do sportin por në disa raste marrim pjesë të këqija të saj. Shoqëria është bërë shumë pasive. Ballafaqohesh me shumë ndjesi, duhen të rregullohen shumë gjëra.”

A ka nevojë Federata për njerëz të rinj

“Duhet të mbajmë njerëz që kanë përvojë, që të mbajnë disa vlera nga e kaluara, si dhe për efekt të njohjeve që kanë pasur. Por gjithmonë duhet të mbështetemi te njerëz të rinj, të cilët e njohin dhe realitetin tonë, por kanë qënë edhe jashtë.  Është pjesë e rritjes sonë. Njerëzit e duhur në detyrat e duhura, kjo është pjesa më e rëndësishme. Nuk jam unë personi i duhur që mund të bëj ndryshime, Igli mund ta bëjë se ka më shumë përvojë dhe njohuri. Është nga Tirana dhe absolutisht duhet vlerësuar mendimi i tij”. 

(Kosova Sot)