“Ta shikosh këtë Liverpool është sikur t’i shikosh fëmijët duke luajtur”

  • 22 November 2017 - 15:22
“Ta shikosh këtë Liverpool është sikur t’i shikosh fëmijët duke luajtur”

Sevilla e tronditi Liverpoolin mbrëmë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, duke e barazuar rezultatin në 3 me 3 në kohë shtesë, përkundër faktit se skuadra e Klopp pati epërsi prej 3-0 pas pjesës së parë.

Kjo e ka zemëruar tej mase legjendën e këtij klubi, Jamie Carragher, i cili ka insistuar se ishte sikur t’i shkoje fëmijët të luanin.

“Dua të shaj sa herë ta shoh pjesën e dytë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpool.

“Nuk prisja që Liverpool të mos pësonte gol, por të jesh duke fituar 3-0 dhe të shohësh se si Liverpool t’i falë golat dhe inteligjencën e lojës së saj – ishte sikur t’i shikoje fëmijët të luanin”, ka shtuar ai. 

 (Kosova Sot)