Distria Krasniqi shënon edhe një arritje tjetër

  • 22 November 2017 - 15:31
Distria Krasniqi shënon edhe një arritje tjetër

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është ngjitur në pozitën e pestë në ranglistën botërore të xhudos.

Krasniqi, pas fitores në Grand Prix të Hagës, - ku rrembeu medaljen e artë -  është futur në top 5 të ranglistës botërore të xhudos për kategorinë deri në 52kg, me 2894 pikë. 

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka publikuar dje renditjen më të re të xhudistëve nga e gjitha bota.

Ndërkohë, Majlinda Kelmendi, po ashtu në kategorinë e njëjtë si bashkëkombësja e saj Distria, radhitet e 3-ta me 3520 pikë.

Krasniqi është ngjirtur për plot gjashtë vende në ranglistë pas sukseseve të kohëve të fundit. 

(Kosova Sot)