Ramos i Realit deri në vitin 2020

  • 30 July 2015 - 12:14
Ramos i Realit deri në vitin 2020

Sergio Ramos Ramos do të jetë lojtar i Realit Madridit deri më 30 qershor të vitit 2020.

Mes klubit më të titulluar në Spanjë dhe mbrojtësit 29-vjeçar tashmë është arritur marrëveshja, e cila pritet të zyrtarizohet para fillimit të la Ligas.

Bien kështu të gjitha hipotezat për një pargim të mundshëm të anadaluzianit nga kryeqytetit spanjoll, ku tensioni mes palëve në përfundim të sezonit të kaluar arriti kulmin.

Mësohet se futbollisti ka pranuar ulje të pagës dhe tashmë do të përfitojë 8.5 milionë në sezon plus 1.5 milionë bonuse nëse arrihen objektivat.

Zgjatja e kontratës deri në vitin 2020 është një lloje garancie që Ramos ta përfundojë karrierën si futbollist me 10 herë kampionët e Europës, sikurse ishte edhe dëshira e tij.