Lëndohet mbrojtësi kryesor i Juventusit, mungon ndaj Barcelonës

  • 22 November 2017 - 16:51
Lëndohet mbrojtësi kryesor i Juventusit, mungon ndaj Barcelonës

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini është lënduar dhe nuk do të luaj në ndeshjen e sontme ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Juventus ka njoftuar se qendërmbrojtësi italian, Giorgio Chiellini është lënduar dhe nuk do të luajë sonte ndaj Barcelonës.

Italiani ka një problem në kofshën e djathtë, çka ia pamundëson të ndihmojë skuadrën e tij.

“Giorgio Chiellini nuk do të luajë në ndeshjen Juventus-Barcelona, sepse ka një tendosje muskulore në kofshën e djathtë”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Në vend të tij sonte pritet të luajë mbrojtësi Mehdi Benatia.

(Kosova Sot)