Inter befason me vendimin e fundit për Joao Marion

  • 22 November 2017 - 19:34
Inter befason me vendimin e fundit për Joao Marion

Inter ka vendosur që ta shes Joao Marion, nëse në drejtim të skuadrës vjen një ofertë prej 30 milionë eurove

Mesfushori portugez, Joao Mario po luan sezonin e tij të dytë te Interi, por ende nuk ka arritur të bindë se meriton një vend në formacionin e parë

Qëndrimi i shpeshtë në bankën rezervë ka bërë që portugezi të shfaqë hapur pakënaqësinë në lidhje me situatën, teksa nga grumbullimi me kombëtaren u shpreh se do të vlerësojë mundësinë e largimit në muajin janar.

Këto deklarata duket se nuk u pritën aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që tani kanë filluar të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij.

Sipas raportimeve të medieve italiane, pasi kanë marrë edhe mendimin e Spallettit, drejtuesit e Interit kanë vendosur edhe çmimin për kartonin e tij.

Kështu, klubet e interesuara për shërbimet e tij, do të duhet të arkëtojnë plot 30 milionë euro në arkat e klubit të Milanos, ndërsa vetë zikaltrit shpenzuan 43 milionë, për të marrë atë nga Sporting.

Skuadra më e interesuara për shërbimet e portugezit është PSG, që është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga italianët. 

(Kosova Sot)