Taulanti nuk do të mbetet përjetësisht nën hijen e Granitit

  • 30 July 2015 - 12:33
Taulanti nuk do të mbetet përjetësisht nën hijen e Granitit

Ata të cilëve nuk u pëlqen Taulant Xhaka, nuk i zgjedhin fort fjalët për të. Sipas tyre, futbollisti profesionist i Baselit është “brutal”, “hyn në dyluftime pa llogaritur dëmtimin”, “provokator i cili në çdo `hallakamë` do të jetë i pari”, një person që “rrah gjoks në mediet sociale me pasurinë e tij” dhe së fundi “një tradhtar i cili ka vendosur të veshë fanellën shqiptare përkundër faktit se për karrierën e tij duhet të falënderojë Federatën Zvicerane të Futbollit”.

Ndërsa ata që e duan Taulantin thonë se “vullneti i tij luftarak është shembullor”, “Xhaka vihet gjithmonë në shërbim të ekipit dhe kur e kërkon nevoja, edhe para ekipit”.

Ndërsa fakti se ai ndonjëherë e hedh në Internet ndonjë foto me veturën e tij sportive “është normal për një të ri 24 vjeçar” dhe batutat e tij janë “pasqyrim i krenarisë”. Po ashtu vendimi i tij që të luajë për Shqipërinë është thjesht një endim ku Xhaka ka dëgjuar zërin e zemrës së tij”. Kështu shkruan gazeta “Aargauer Zeitung” në një portret të zgjeruar për Taulant Xhakën.

“Xhaka në pamjen e jashtme luhatet në mes të figurës së urryer dhe idhullit. I pyetur rreth kësaj ai qeshet dhe thotë:

“Po, ky imazh më pëlqen. Nuk nevojiten vetëm artistët, çdo ekip ka nevojë edhe për punëtorë dhe për të tillë që gjithmonë `i japin gas`me tërë forcën. Por, fundja për të s`ka asnjë rëndësi se çka mendojnë njerëzit për të. E vetmja gjë që i dhemb është kur thonë se ai i lëndon me qëllim lojtarët e tij kundërshtarë”.

“Dhe kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes brutale kundër Alexander Gerndt në shkurt 2014 që mbrojtësit të YB i pati kushtuar një vit të karrierës sportive, përcjell albinfo.ch.

Pastaj, kur Xhaka nga shumë fansa të futbollit u shpall persona non grata. “Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Por nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im që të lëndoj Gerndtin. Faulli ndaj Gendtit do ta ndjeke Xhakën deri në fund të karrierës. Njësoj sikur edhe skenat në tetor të vitit të kaluar kur ai në hallakamën e krijuar në ndeshjen kualifikuese në Beograd për Evropianin 2018 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë kishte qenë një aktor kryesor dhe pastaj qe cilësuar si “rrahës”.

Por, kush e redukton rolin e Xhakës vetëm në këto dy episode, i bën atij padrejtësi. Dhe lë anash diçka. Atë që mbrapa një “Ramboje” në dukje, fshihet historia e një futbollisti ambicioz, të cilit i është dashur kohë e gjatë për të dalë nga hija e vëllait më të ri, Granitit.

“Nuk kam pasur kurrë problem me suksesin e Granitit. Por ai ka pasur edhe shumë fat. Dhe, unë tashmë kam luajtur në Ligën e Kampionëve kundër futbollistëve më të mirë të botës ndërsa Graniti ende vetëm ëndërron për një gjë të tillë”, thotë Taulanti.