Peru rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës, këto tre Kombëtare mund ta zëvendësojnë

  • 23 November 2017 - 10:58
Peru rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës, këto tre Kombëtare mund ta zëvendësojnë

Kombëtarja e Perusë mund të përjashtohet nga Kupa e Botës, nëse shteti merr kontrollin e Federatës së Futbollit

Sipas gazetës peruane, “Libero”, një ligj i propozuar nga Paloma Noceda, kryetarja e komisionit për Rini e Sport, mund të kalojë federatën e futbollit nën kontroll të shtetit – që nuk lejohet sipas rregullave të FIFA-s.

“Nëse ligji kalon tutje dhe FIFA nuk është e kënaqur, ka gjasa që Peru të përjashtohet nga garat ndërkombëtare, përfshirë Botërorin e vitit të ardhshëm”. 

Sipas tyre në rast se ndodh kjo, atëherë Italia është një nga Kombëtaret favorite për të zëvendësuar Perunë, për shkak të traditës dhe pjesëmarrjes 60 vjeçare.

Por, Italia nuk është e vetmja, pasi aty është edhe kampioni i Amerikës Latine, Kili që renditet në vendin e gjashtë.

Po ashtu për shkak të historisë në garë është edhe Kombëtarja e Holandës. 

(Kosova Sot)