Kakas i ofrohet rol udhëheqës në Milan, kjo është përgjigja e brazilianit

  • 23 November 2017 - 14:02
Kakas i ofrohet rol udhëheqës në Milan, kjo është përgjigja e brazilianit

Kaka ka thënë se është gjë e veçantë për të t’i ofrohet një rol udhëheqës në Milan.

Megjithatë, braziliani ka theksuar se ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë ende apo të pensionohet. 

Ish-ylli i Milanit është lojtar i lirë pasi u largua nga Orlando City, ndërsa sot e vizitoi Casa Milan për të diskutuar mundësinë e marrjes së një roli në hierarkinë e klubit.

Shefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone i ka bërë ofertë Kakas, por ky i fundit ende nuk është i sigurt nëse dëshiron t’i varë këpucët apo jo.

“Fola me Fassonen, ende nuk kam vendosur nëse dua të vazhdoj të luaj apo jo”, ka thënë Kaka.

“Por, ta kem mundësinë të jem drejtor i Milanit do të ishte e veçantë për mua”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)