De Biasi me 'dhimbje koke', 4 yjet e Kombëtares sonë pa ekip

  • 30 July 2015 - 13:37
 De Biasi me 'dhimbje koke', 4 yjet e Kombëtares sonë pa ekip

Kombëtarja e Shqipërisë po ecën në rrugën e duhur në kualifikimet për në kampionatin evropian ‘Francë 2016’ dhe grupi aktual i futbollistëve të Kombëtares po gëzojnë një formë shumë të mirë në skuadrat e tyre, por trajneri Gianni De Biasi ka “dhimbje koke” me disa lojtarë.
Jemi në merkato për transferimin e futbollistëve dhe janë katër lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë që kanë mbetur pa skuadër. Lideri i mbrojtjes dhe njëherazi kapiteni i skuadrës Lorik Cana, ka shkëputur kontratën me Lazion dhe ende nuk është bërë me skuadër të re, ashtu si qendërmbrojtësi tjetër Arlind Ajeti për të cilin thuhet se mund të transferohet në Bundesligen gjermane por ende asgjë deri më tani, transmeton albeu.
Për Canën flitet se do të transferohet në Katar te skuadra e El Jaish por akoma nuk është zyrtarizuar akoma. Ndërkohë edhe në mesfushë dy lojtarë të rëndësishëm si Migjen Basha dhe Andi Lila janë pa skuadra.
Basha është afër transferimit tek skuadra e Kievos në Serie A ndërsa sa i përket Lilës nuk dihet e ardhmja e tij, pasi ende nuk është gjetur ndonjë destinacion i ri.