Arsenali rivalizon gjigantët evropianë, i bashkohet garës për Bale

  • 23 November 2017 - 16:51
Arsenali rivalizon gjigantët evropianë, i bashkohet garës për Bale

Gjiganti anglez, Arsenali i është bashkuar interesimit për shërbimet e yllit të Real Madridit, Gareth Bale.

Bale është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha për transferimin e tij gjatë janarit ose afatin kalimtar të verës.

Pavarësisht lidhjeve të tij me ish-skuadrën Tottenham, tani janë edhe Topçinjtë që kanë regjistruar interesimin e tyre për transferimin e Balet.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu kanë treguar tashmë interesimin e tyre të madh për yllin nga Uellsi.

Bale po vuan shumë nga lëndimet sezoneve të fundit!

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho dëshiron një anësor të fortë në Old Trafford dhe mund të lëvizë për 28-vjeçarin.

Megjithatë, tani Arsenali duket i gatshëm të sfidojë për nënshkrimin e tij, pavarësisht bindjeve të Bale ndaj Tottenhamit.

Bale nuk do të përjashtonte transferimin në Arsenal, veçanërisht nëse ai nuk luan rol në nxitjen e transferimit, gjë që padyshim do të shqetësonte Tottenhamin dhe tifozët e tyre.

Bashkimi me skuadrën e Arsene Wengerit do të thotë gjithashtu se ai mund të kthehet në kryeqytetin e Anglisë ku ai është më i lumtur sesa që ndihet në Madrid.

(Kosova Sot)