Buffon “zhvishet” për tifozët (Foto)

  • 23 November 2017 - 17:02
Buffon “zhvishet” për tifozët (Foto)

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, pas ndeshjes kundër Barcelonës, në raundin e 5-të të Champions-it, ndeshje e fazës së grupeve, është fotografuar thuajse i zhveshur në mes e poshtë.

Ai ka hequr mbathjet (ato sportive) dhe ua ka dhuruar tifozëve. Në turmën e mbështetësve bardhezinj në atë pjesë të stadiumit, njëri prej tyre ka arritur t’i marrë dhe t’i ketë si një kujtim të bukur nga legjenda e futbollit italian. Në këtë mënyrë, portieri 39-vjeçar i ka falënderuar përzemërsisht tifozët për mbështetjen e tyre, siç raporton “Gazzetta dello Sport”.

(Kosova Sot)