Ekipi i javës në Ligë të Kampionëve, Messi jashtë

  • 23 November 2017 - 17:25
Ekipi i javës në Ligë të Kampionëve, Messi jashtë

Pas edhe një xhiroje në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, UEFA e ka shpallur ekipin e saj të javës “Fantasy team of the week”, në të cilin nuk ka pasur vend për Lionel Messin.

Argjentinasi, jo bash befasisht, u la jashtë ekipit të javës, pasi luajti vetëm si zëvendësues kundër Juventusit në barazimin pa gola në Torino.

Megjithatë, Ter Stegen i zgjodh portieri i javës falë pritjeve shumë të mira që pati, sidomos ajo e goditjes së Dybalas në minutat shtesë të ndeshjes, duke ia mohuar fitoren Juventusit.

Në ndeshjet e PSG-së dhe Real Madridit ka pasur shumë gola, prandaj Neymar dhe Ronaldo u zgjodhën në ekipin e javës pasi shënuan nga dy gola secili për skuadrat e tyre përkatëse.

Edhe Firmino shënoi dy herë për Liverpool, dhe kështu u zgjodh në formacionin e javës. 

 (Kosova Sot)