Xavi ndjen keqardhje për mungesën e Buffonit dhe Italisë në botëror

  • 23 November 2017 - 18:27
Xavi ndjen keqardhje për mungesën e Buffonit dhe Italisë në botëror

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi ndjen keqardhje për shokun e tij, Gianluigi Buffon, pasi Italia humbi kualifikimin për në Kupën e Botës.

Azzurët u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga Suedia në “Play-Off”, që do të thotë se do të mungojnë për herë të parë në 60 vitet e fundit në një Kampionat Botëror.

Buffon kishte planifikuar të luante në turne para se të varte dorezat e tij, por tani duket se ndeshja e dytë ndaj Suedisë ishte ndeshja e tij e fundit për vendin e tij dhe për këtë spanjolli Xavi ndjen keqardhje.

“Me të vërtetë është një turp”, ka thënë fillimisht Xavi për Premium Sport.

Xavi dhe Buffon kanë një miqësi mes vete

“Një Kupë e Botës pa Italinë është një gjë shumë e çuditshme dhe e rrallë, sepse nuk ka ndodhur kaq shumë vite dhe është një ekip kombëtar që shpesh ka fituar turneun”.

“Nga pikëpamja personale unë ndihem keq për Buffonin, sepse ai është një legjendë e vërtetë, një shembull për të gjithë sportistët dhe jo vetëm ata që luajnë futboll”.

“Është vërtet e trishtuar që një personalitet si ai do të përfundojë karrierën e tij me ekipin kombëtar në atë mënyrë, por ky është futboll”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Ndryshe, pas dështimit të madh të Italisë kanë ardhur edhe largimet e shumta nga trajneri Giampiero Ventura e deri tek presidenti i Federatës, Carlo Tavecchio.

(Kosova Sot)