Vettel: Titulli këtë vit nuk është i pamundur

  • 30 July 2015 - 13:59
Vettel: Titulli këtë vit nuk është i pamundur

Mjaftoi një fitore ajo në Cmimin e Madh të Hungarisë që tek Ferrari të rikthehej optimizmi. Pas suksesit në pistën e Hungaroring Sebastian Vettel beson se mund të jetë edhe ai një rival në garën për titullin. 4-herë kampioni i Botës në Formula 1 e di se do të jetë vështirë që kokëkuqja të arrijë nivelin e Mercedesit, gjithsesi piloti gjerman është optimist mbi shanset e Ferrarit për të zhvilluar një kampionat pozitiv.

” Ne kemi ende shumë punë për të bërë nëse duam të arrimë nivelin e dy makinave Mercedes por asnjëherë nuk i dihet se cfarë mund të ndodhë. Fitorja në Hungari na jep shpresë se mund të bëjmë paraqitje akoma edhe më të mira në garat e ardhshme”.

Aktualisht Hamilton kryeson klasfikimin e përgjithshëm me 202 pikë, Rosberg është i dyti me 181 pikë ndërsa Vettel pozicionohet i treti me 160 pikë. Pas paraqitjes jo të mirë në Hungaroring te Mercedes kanë nisur të ndihen të kërcënuar nga Ferrari, me shefin e skuadrës gjermane Totto Ëolff që u ka bërë thirrje pilotëve të tij të ruajnë qetësinë dhe tu rikthehen fitoreve në garat e ardhshme. Pavarsisht 42 pikëve disavantazh kundrejt kampionit të Botës në fuqi Lewis Hamilton, 28-vjecari Vettel beson se mund të fitojë titullin Botëror.

” Jam i sigurtë se ne te Ferrari do të bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të shndërruar të pamundurën në të mundur. Gjëja më e mirë për ta bërë dicka të tillë është të ruajmë qetësinë dhe të japim maksimumin në cdo garë. Pastaj të shohim se ku do të na cojë udhëtimi që kemi. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe gjithcka mund të ndodhë”.