Fiton Baseli, nuk shkëlqejnë Gashi e Xhaka

  • 30 July 2015 - 14:02
Fiton Baseli, nuk shkëlqejnë Gashi e Xhaka
Mesjavë jo shumë pozitive për 2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka. Edhe pse Baseli arriti të fitonte me shifrat 3-1 në transfertë përballë Lech Poznan në sfidën e parë të vlefshme për turin e tretë kualifikues të Champions League duke hipotekuar kualfikimin në fazën play-off, sulmuesi dhe mesfushori nuk shkëlqyen me paraqitjet e tyre. Gashi golashënuesi më i mirë i Baselit në sezonin e fundit në minutën e 67-të shpërdoroi një 11-metërsh ndërsa Xhaka edhe pse ishte iniciatori i golit të tretë të Baselit duke dhënë asistin për Callën u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93-të. Në Inea Stadion të Poznanit, Baseli kishte një marsh më shumë se vendasit e Lech që në fillimin e sfidës. Në minutën 34-t Lang arriti të kalonte kampionët Zvicrës në avantazh por pas vetëm pak castesh polakët barazuan shifrat me Thomallan. Në minutën e 66-të Kedziora shkaktoi një faull brenda zone ndaj islandezit Bjarnarson, arbtiri kryesor nuk kishte asnjë dyshim 11-metërsh për Baselin dhe kartoni i kuq për mbrojtësit e Lech Poznan. Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër Gashi por tentativa e 27-vjecarit u neutralizua nga portieri i vendasve Buric. Gjithsesi Baseli kaloi në epërsi me Marc Jankon në minutën e 77-të. Në kohën shtesë ishte Taulant Xhaka ai që u bë protagonisti kryesor i sfidës teksa fillimisht shërbeu një top perfekt për Callën në rastin e golit të tretë të zviceranëve ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes lojtari i kombëtares kuqezi u përfshi në një sherr që nisi mes futbollsitëve në fushë duke u ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri dhe duke humbur kështu takimin e kthimit që do të zhvillohet javën e ardhshme.