Santon: Spalletti ma kujton Mourinhon

  • 23 November 2017 - 20:36
Santon: Spalletti ma kujton Mourinhon

Mbrojtësi i Interit, italiani Davide Santon ka thënë se trajneri aktual Luciano Spalletti i kujton atij ish-trajnerin Jose Mourinho në shumë aspekte.

Nerazzurët janë ende të pamposhtur këtë sezon dhe janë në vendin e dytë pas udhëheqësve të Napolit me dy pikë më pak.

Pjesa më e madhe e kësaj është meritë e trajnerit të tyre të ri, Spalletti, me të cilin është i impresionuar Santon, i cili e krahason me Mourinhon.

“Spalletti më kujton Mourinhon në shumë aspekte, por nuk më pëlqen të bëj krahasime”, ka thënë fillimisht Santon për Mediaset Premium.

“Secili ka mënyrën e vet të të bërit të gjërave, por dëshira që ai vendos në të dhe mënyra se si na motivon është thelbësore”.

“Ne të gjithë e ndiejmë pasionin e trajnerit dhe duhet të dëshmojmë se jemi gati kur na thërret. Gjithmonë më ka pëlqyer stili i stërvitjeve të tij, kemi një raport të mirë dhe jam i lumtur për këtë”.

Spalletti duke dhënë instruksionet e tij në stërvitje me futbollistët e Interit

“Ai kurrë nuk dëshiron të humbasë, gjithmonë jep gjithçka dhe gjatë javës me të vërtetë na nxit. Gjithmonë duhet të jemi në këmbët tona”.

“Ne po bëjmë mirë, jemi në rrugën e duhur dhe ndjenjat janë pozitive, por nuk duhet të mbështetemi në talentet tanë. Ka shumë punë për t’u bërë dhe shumë fusha ku mund të përmirësohemi”.

“Ju mund të shihni se ne jemi vetëm në fillim dhe ndërsa ka besim, ne duhet të mbajmë këmbët në tokë”, përfundoi mbrojtësi italian. 

(Kosova Sot)