Panucci: Do të ketë 5-6 prurje të reja në Kombëtare

  • 23 November 2017 - 20:58
Panucci: Do të ketë 5-6 prurje të reja në Kombëtare

Panucci thotë se në mars do të vijnë 5-6 futbollistë të rinj të cilët edhe mund të veshin më gjatë fanellën kuq e zi nëse veçse tregojnë vetën.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga mjediset e FSHF-së, duke u përballur me gazetarët pas miqësores me Turqinë, të fituar me rezultatin 3-2 në Antalia.

Kjo dalje e teknikut italian ka përkuar në një ditë me renditjen mujore (të nëntorit) të FIFA-s, ku Shqipëria i ngjit për 9 vende.

“Jam shumë i kënaqur nga të rinjtë dhe kemi një bazë kualiteti të mirë. Qaka është një lojtar mjaft i talentuar, që luan në Rumani. Edhe Ajdareviç ka kualitet”, tha ai.

“Kemi edhe 6 muaj kohë dhe do të punojmë për të afruar lojtarë të tjerë në grumbullimin e marsit”.

“Kemi 5-6 lojtarë që po ndjekim dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Do të ketë afrime të reja në muajin mars. Më pas, do të shikojmë dhe do të vendosim se kush vlen. E sigurtë është që do të ketë prurje të reja”, theksoi mes tjerash Panucci. 

 (Kosova Sot)