Dy gola të shpejtë në ‘Elbasan Arena'

  • 23 November 2017 - 21:45
Dy gola të shpejtë në ‘Elbasan Arena'

Ka nisur furishëm ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit.

Skuadra ukrainase ka kaluar e para në epërsi nëpërmjet mesfushorit ofensivë Tsygankov në minutën e 16-të pas asistimit nga Morozyuk.

Por vetëm një minutë më vonë ka ardhur edhe reagimi i klubit shqiptar.

Ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Sabjen Lilaj që shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-1.

Skënderbeu do të kërkoj fitoren nga kjo përballje për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. 

 

 

(Kosova Sot)