A mund ta ndalë kush këtë PSG me Mbappen, Neymarin e Cavanin?

  • 23 November 2017 - 23:53
A mund ta ndalë kush këtë PSG me Mbappen, Neymarin e Cavanin?

PSG-ja shihet si favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Nëse në fillim të edicionit Barcelona, Manchester City, Manchester United e Real Madridi, janë parë si favoriti për Champions League, tani është PSG-ja ajo që i “prin valles”.

Me Neymarin, Mbappen e Cavanin në sulm, PSG-ja ka krijuar një treshe të frikshme që së bashku kanë shënuar 15 gola në Ligën e Kampionëve.

Në të gjitha garat, kjo treshe ka realizuar 41 gola në total (Neymar 13 gola, 14 paraqitje, Mbappe 7 gola, 13 paraqitje dhe Cavani 21 gola 18 paraqitje).

Nëse kjo treshe vazhdon shkëlqimin edhe në fazën tjetër të kampionatit, vështirë se një skuadër mund t’i bëjë ballë pasi tashmë sipas bastoreve shihet si favoriti kryesor për të triumfuar në Champions. 

(Kosova Sot)