Gjykata ia rrit dënimin me burg atletit Pistorius, për vrasjen e të dashurës

  • 24 November 2017 - 09:52
Gjykata ia rrit dënimin me burg atletit Pistorius, për vrasjen e të dashurës

Një gjykatë në Afrikë të Jugut ia ka rritur dënimin me burg atletit olimpik, Oscar Pistorius, për vrasjen e të dashurës.

Dënimi i tij është rritur në 13 vjet e pesë muaj burgim, pasi prokurorët argumentuan se dënimi i tij prej gjashtë viteve burgim për vrasjen e Reeva Steenkamp, ishte tepër i shkurtër.

Gjykata Supreme e Apelit vendosi që dënimi i tij të rritet në 15 vjet, dhe ia hoqi vitet që veçse i ka kaluar në burg.

Pistorius pati pohuar se kishte qëlluar mbi Steenkamp në Ditën e Shën Valentinit më 2013 duke e ngatërruar atë për hajdut.

(Kosova Sot)