“Reus ka vendosur të qëndrojë te Dortmundi”

  • 30 July 2015 - 14:29
“Reus ka vendosur të qëndrojë te Dortmundi”
Ajo mes Marco Reus dhe Borussias së Dortmundit është një dashuri që do të vazhdojë të zgjasë. Për sulmuesin gjerman interesohen disa nga klubet më të mëdha të Europës si Barcelona, Reali i Madridit, Manchester United, Bayern Munich dhe Juventusi por Marco Reus pavarsisht gjithckaje ka vendosur të qëndrojë te Borussia e Dortmundit. Dicka të tillë e konfirmoi për mediat agjenti i futbollistit 26-vjecar Volker Struth. Menaxheri i Reus në një intervistë është shprehur se Marco është i lumtur te Borussia dhe zërat që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga verdhezinjtë janë thjeshtë thashetheme. Në vijim Volker Struth theksoi gjithashtu se është e vërtetë që për klientin e tij interesohen disa nga klubet më të mëdha të Europës, por sipas tij Reus ka vendosur të qëndrojë te Dortmundi pasi e dashuron këtë klub. 26-vjecari i përfaqësues gjermane është padiskutim futbollisti simbol i klubit nga Signal Iduna Park. Në cdo sesion merkatoje zërat për një largim të Marco Reus nga Borussia janë të shumtë por ish lojtari i Gladbahut për tu konfirmuar drejtuesve verdhezinj se është i lumtur në Westfali përpara disa muajsh rinovoi deri në vitin 2019 kontratën me Dortmundin. Nëse në kontratën e mëparshme ekzistonte një klauzolë largimi prej 25 milionë Eurosh të Reus nga Borussia tashmë në kontratën e re të nënshkruar nga palët nuk është vendosur asnjë llojë klauzole dhe skuadrat e interesuara për shërbimet e 26-vjecarit duhet të bindin Borussian me një ofertë stratosferike edhe pse gjermanët e konsiderojnë të pashitshëm yllin e tyre.