“Orkestra Sarri” , askush si Napoli në Evropë!

  • 24 November 2017 - 10:56
“Orkestra Sarri” , askush si Napoli në Evropë!

Nga 39 ndeshje të ligës, Napoli ka arritur 100 pikë, nga takimi me Udinezen në 19 nëntor 2016, ndërsa këtë të dielë takohet poashtu me të njejtën skuadër.

Diçka është e qartë: Askush si Napoli në evropë!

Napolitanët janë skuadra më “pjellore” në Itali, Spanjë, France, Gjermani, madje edhe më mirë se Barcelona, e cila arriti 99 pikë në të njejtën periudhe, Monaco (98) , PSG (98) , Chelsea (93) , Juventus-Real Madrid (90).

Dhe gjëja më e pabesueshme është se të katër nga pesë ekipet e mësipërme kanë fituar titullin, Napoli kishte përfunduar në vendin e tretë në Itali.

Tani ‘Orkestra Sarri” është e para, komandon në Serie A dhe marshon me ritëm fantastik.

100 pikë të grumbulluara në 39 ndeshje të luajtura , nga nëntori 2016 deri në nëntor 2017.

Një vit i bukur i Napolit, tani nuk është më vetëm një ekip spekaktolar; loja e tyre konsiderohet më e bukura në Evrope dhe konfirmohet edhe në praninë e kampionëve më mëdhenj.

(Kosova Sot)