Benalouane në radarin e Interit

  • 24 November 2017 - 13:16
Benalouane në radarin e Interit

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Yohan Benalouane ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Interit.

Inter thuhet se po konsideron një goditje të lirë gjatë janarit për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Yohan Benalouane.

Gazeta italiane Tuttosport citon një raport të mediumit britanik The Sun, i cili pretendon kërkimin e Interit për një qendërmbrojtës.

Nerazzurrët duan një qendërmbrojtës të ri për të vepruar si mbulesë apo rezervë për Milan Skriniar dhe Miranda, ndërsa kërkimet e kanë dërguar te Benalouane.

30-vjeçari është i tepërt ndaj kërkesave në King Power Stadium, duke mos bërë asnjë paraqitje si titullar në ekip gjatë gjithë sezonit.

Megjithatë, ai ka shumë përvojë Serie A pasi ka luajtur pothuajse 100 ndeshje në kampionatin italian.

Benalouane më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadra si Cesena, Parma dhe Atalanta.

Ndryshe, Inter po kërkojnë edhe emra të tjerë për mbrojtje ku spikasin ai i Shkodran Mustafit, Jose Gimenezit dhe Matteo Darmian. 

(Kosova Sot)