Willian qëndron te Chelsea vetëm nëse largohet Conte

  • 24 November 2017 - 14:12
Willian qëndron te Chelsea vetëm nëse largohet Conte

Mesfushori me tipare sulmuese i Chelseat, Willian po bëhet gati për një largim nga Stamford Bridge.

Braziliani po zhvillon një sezon të vështirë me Blutë e Londrës, duke bërë vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier.

Mungesa e lojërave ka bërë që Willian të mendoj seriozisht largimin nga Stamford Bridge gjatë janarit ose afatit veror.

Sipas mediumit brazilian UOL, 29-vjeçari është gati të largohet nga klubi për të përjetuar dikur tjetër eksperienca të reja.

Megjithatë, ka një mundësi që Chelsea ta ndaloj largimin e brazilianit Willian.

Nëse drejtuesit e Londrës vendosin të heqin dorë nga shërbimet e menaxherit Antonio Conte, Willian do të jetë i përgatitur të pres menaxherin e ri.

Willian thuhet se ishte në listën e ngushtë të Jose Mourinhos në verë, për një ribashkim në Manchester United, por që ky transferim nuk arriti të materializohej.

Çmimi i anësorit brazilian mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. 

(Kosova Sot)