Reali me komunikatë zyrtare për lëndimin e Asensios

  • 24 November 2017 - 17:49
Reali me komunikatë zyrtare për lëndimin e Asensios

Asensio pritet të jetë jashtë fushave nga dy deri në tri javë.

Real Madridi ka njoftuar përmes një komunikate se anësori spanjoll, Marco Asensio, ka probleme me kofshën e djathtë dhe se rikuperimi i tij do të monitorohet nga stafi mjekësor i Los Blancos.

Është e përditshmja AS që tani raporton se ky shqetësim do të lërë Asension jashtë fushave deri në tri javë.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për Zidanin pasi edhe Bale nuk dihet kur do të kthehet në fushë, duke lënë sulmin pa opsione të shumta, që është problemi kryesor i Los Blancos këtë edicion.