Kosova – Lituania, rezultati pas pjesës së parë

  • 24 November 2017 - 20:02
Kosova – Lituania, rezultati pas pjesës së parë

Kosova po barazon 35:35 me Lituaninë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Takimi mes Kosovës dhe Lituanisë ka nisur në ora 19:00 dhe është ndeshja e parë eliminatore për botërorin "Kina 2019".

Pas dy çerekëve të parë, “Dardanët” po barazojnë 35:35 me mysafirët.

Kosova është në Grupin C, ku janë edhe Hungaria e Polonia. 


(Kosova Sot)