Real – Malaga, rikthehen Kovacic dhe Navas, mungojnë katër lojtarë

  • 24 November 2017 - 23:00
Real – Malaga, rikthehen Kovacic dhe Navas, mungojnë katër lojtarë

Kovacic dhe Navas janë ftuar për ndeshjen me Malagan.

Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës në “Santiago Bernabeu” ku Real Madridi pret Malagan.

Risi janë Mateo Kovacic dhe Keylor Navas, që kanë lënë pas problemet. Ndërsa do të mungojnë Marco Asensio, Sergio Ramos, Gareth Bale dhe Nacho Fernandez. 

Portierë: Navas, Casilla y Moha.

Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Marcelo dhe Theo.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Isco, Kovacic dhe Ceballos.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Lucas Vázquez dhe B. Mayoral.

(Kosova Sot)